Kryetarja e Partisë Alternativa, Mimoza Kusari, është përfolur si emër i mundshëm për t’iu bashkuar iniciativës së re të Vjosa Osmanit.
E pyetur nëse do të jetë pjesë e iniciativës së re të Osmanit, Kusari beson se do të bashkëpunojnë në të ardhmen, por, vazhdon të mbetet në Alternativë.
“Jam shumë e sigurt që në të ardhmën e afërt do të bashkëpunojmë, është hapësira për bashkëpunim”, tha Kusari në “DPT te Fidani”, transmeton Gazeta Sinjali.
Kusari tha se Vjosa Osmani është personi që ia ka sjellur votat LDK-së në zgjedhjet e fundit dhe beson në parimet e saj.
“Unë besoj edhe në pozicionimin dhe parimet e Vjosa Osmanit, është një hap shumë i guximshëm…Ka qenë personi që ia ka sjellë këtë numër të votave LDK-së, Vjosa Osmani e ka bërë dallimin”, shtoi Kusari.
Kusari tha se do të mbetet në Alternativë, teksa theksoi se ka bashkëpunim të mirë edhe me Lëvizjen Vetëvendosje.
Discussion about this post