Zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu, po thotë se kryeministri Kurti nuk është i sinqertë as me qytetarët as me opozitën dhe as me OJQ-të, raporton Gazeta Blic.
Abdullahu thotë se i njëjti tash e sa kohë e ka zënë veten në pushtet si rrenc në raport me veten e tij dje në opozitë.
Tutje ai thekson se kjo është arsyeja pse i njëjti është konfuz në dialog.
“Ai sot nuk është i sinqertë as me veten e tij. Prandaj, sidomos në dialog me Serbinë, është me dy mendje, i pasaktë dhe konfuz, sepse nuk e ka të qartë kah të orientohet” shkruan Adullahu në facebook raporton Gazeta Blic.
Postimi i plotë:
Kurti e ka të pamundur të jetë i sinqertë me të tjerët. Ai nuk po është i sinqertë, as me qytetarët, as opozitën, as me OJQ-të, as me t’vetit. Pse ? Sepse tash sa kohë e ka zënë veten në pushtet si rrenc në raport me veten e tij dje në opozitë.
Ai sot nuk është i sinqertë as me veten e tij. Prandaj, sidomos në dialog me Serbinë, është me dy mendje, i pasaktë dhe konfuz, sepse nuk e ka të qartë kah të orientohet.
E kaluara e tij është bërë mjegull çorientuese në rrugëtimin e tij politik aktual, sidomos në përballje me Serbinë. Këtë nuk ja kemi borxh askush, më së paku votuesit e tij.