Zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu, mendon se PDK-ja është partia më e madhe të gjitha kohëra në Kosovë.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se lëvizjen ilegale, themelimin e UÇK-së, shpalljen e pavarësisë dhe shtet ndërtimin e kanë bërë themeluesit e kësaj parti.
“Të gjitha këto vlera e koncepte, puna e sakrifica, ndryshime e zhvillime i kanë bërë – më së shumti, mbi të gjitha e parasegjithash – njerëzit që kanë qenë dhe janë themelues, aktivistë dhe bartës të punës dhe përgjegjësive, për shumë dekada, e që unifikohen sot në një emër të përbashkët – PDK. Poshtë populizmi”, ka shkruar Abdullahu.