Ka ndërruar jetë sot aktori i mirënjohur i humorit shqiptar Rasim Thaçi apo i njohur për publikun si Cima.
Humoristi ishte në moshën 71 vjeçare dhe po trajtohej nga virusi COVID-19 në Klinikën Infektive.
Vajza e tij e cila është një këngëtare mjaft e dashur për publikun ka reaguar në rrjete sociale pas lajmit për vdekjen e babait, aktorit të njohur Rasim Thaçi-Cima.
Ajo i ka dedikuar disa fjalë emocionuese babait të saj në Instagram ku tregoi se është shumë e pikëlluar për humbjen e mikut të saj.“Ma këpute shpirtin o babë, shoku im, dashuria ime”, shkroi këngëtarja e pikëlluar përkrah një fotografie të aktorit.
Discussion about this post