Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se dje janë vaksinuar 16 mijë e 862 qytetarë të Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.
Sipas njoftimit të ministrisë, numri i përgjithshëm i të vaksinuarve deri më tani ka arritur në 764 mijë e 775.
Kujtojmë se dje janë shënuar 18 viktima dhe nga 12 mijë e 406 testime, 2 mijë e 295 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.
Numri i rasteve aktive është 24 mijë e 939.
Discussion about this post