Kryetari i degës së LDK’së në Podujevë, Agim Veliu ka thënë se LDK’ja do të rikthehet në këtë komunë në zgjedhjet lokale që do të mbahen vitin e ardhshëm, raporton Gazeta Express.
Veliu i cili la postin e të parit të Podujevës për t’u bërë ministër i Brendshëm tha se vitin e ardhshëm LDK do të dalë me një program të ri politik.
“Shumë shpejt ne do të dalim me një program të ri politik, i cili parasheh kthimin e LDK-së në qeverisjen lokale në Podujevë dhe adresimin e të gjitha nevojave të komunës dhe qytetarëve. LDK-ja është shtëpia e të gjithë llapjanëve, të rinjve dhe të rejave, burrave dhe grave, mësimdhënësve, mjekëve, profesionistëve të fushave të ndryshme, bujqve, të moshuarve etj. Ne kemi bashkëjetuar dhe kemi udhëhequr komunën drejt fitoreve të njëpasnjëshme për 20 vjet”, ka shkruar Veliu.
Tutje, ministri Veliu ka thënë se kthimi i LDK’së në Podujevë nuk ka alternativë.
“Vitin e ardhshëm beteja e re politike do të na gjej më të përgatitur, më unik dhe më të fortë se kurrë. Kthimi i LDK-së në Podujevë nuk ka alternative”, ka shkruar ai./Express/
Discussion about this post