Itali: Një aksident tragjik ka ndodhur ka ndodhur në Napoli në Itali, me 4 të vdekur dhe 7 të plagosur.
Një 30-vjeçar nga Rumania ka humbur kontroll i makinës së tij 6-vendëshe duke u përplasur me një kamion.
Për pasojë kanë gjetur vdekjen e 4 perona, si dhe janë plagosur 7 persona të tjerë përfshirë edhe gruan e tij.
Mes viktimave është edhe vajza e vogël e 30-vjeçarit, e cila ishte në makinë së bashku me fqmijët e tjerë të Emil Ciurar, që për fat shpëtuan.
Emil Ciurar, i arrestuar dhe i akuzuar për vrasje në rrugë, tha se ai ishte pas timonit për 30 orë rresht.
“Unë nuk mund t’i mbaja sytë hapur, isha shumë e lodhur” – është shprehur 30-vjeçari, Emil Ciurar.
Ndërkohë, edhe sipas prokurorit, ishte lodhja që shkaktoi përplasjen me kamionin.
“Ai është një njeri i dëshpëruar dhe vazhdimisht pyet për kushtet e gruas e fëmijës së tij dhe do që të jetë në gjendje të dalë jashtë për të shkuar në funeral.” – thotë avokati i tij, Giuseppe Martina.
Emil Ciurar dhe familja e tij po shkonin për në Napoli, ku një xhaxha i tyre dhe dy kushërinjtë ishin duke pritur për ardhjen e tyre. Aty do të punonin si punëtorë sezonalë.
Discussion about this post