Një aksion i madh i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, ka nisur në orët e mesnatës në “Rrugën C” në Prishtinë.
Në këtë aksion shihen forca të mëdha të Njësisë Speciale, teksa kanë qëndruar për mbi një orë në këtë pjesë të kryeqytetit.Gazeta Blic merr vesh se ata janë duke e kërkuar një person, por që nga Policia nuk kanë dashur të japin detaje.
Në anën tjetër lexues të gazetës kanë konfirmuar se pjestarët e policisë janë ende duke qëndruar në vendngjarje.
Discussion about this post