Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka reaguar pas publikimit të akakuzës së Gjykatës Speciale ndaj presidentitn, Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.
I pyetur se a beson në pafajësinë e tyre, ai është përgjigjur se beson në pafajësinë e UÇK-së.“UÇK-ja është luftë kundër një agresori dhe okupatori i cili kishte kryer gjeneocid në vendin tonë dhe luftëtarët e lirisë, veteranët e invalidët e UÇK-së edhe politikisht e historikisht janë në të drejtën e tyre”.
“S’do mend që ngritja e aktakzuës e dëmton reputacionin e Kosovës. Besoj në pafajësinë e UÇK-së dhe mendoj që Kosova është dashur qysh moti ta ketë gjyqësinë e vet të pavarur. VV ka kontribuar në dy momente të rëndësishme, i pari është ai i ndryshimit të kodit të procedurës penale dhe grupi i ekspertëve për procesin e vetingut. Shteti i të drejtës së Kosovës nuk ka zëvendësim. Kam thënë se nuk mund të mendoj që drejtësinë mund ta bëjë që dikush nga jashtë, nga anash apo lartë, por ne duhet ta ndërtojmë shettin tonë të pavarur me institucione të pavarura”.Ndërsa foli edhe për proejktin e shumë përmendur, të korrigjimit të kufijve.“Kam shprehur bindjen se ka pasur projekt për copëtimin e Kosovës, ky projekt ka dështuar dhe nuk do duhej të riaktivizohej si propjekt”.
Discussion about this post