Dikush i ka hequr simbolet nga zyrat në qeveri. Ky është pretendimi i zëvendës-kryeministres së re. Nga deputetë të Vetëvendosjes u akuzua për shpifje.
Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Albulena Halimi-Balaj, ka deklaruar në Parlamentin e Kosovës, se kur ka shkuar në zyrën e saj në qeveri e ka gjetur zyrën pothuajse të shkatërruar dhe pa simbole shtetërore, njofton Insajderi.
“Zyrën e kam gjetur gati të shkatërruar. Nuk ka pasur flamur e as nuk ka pasur deklaratë të pavarësisë. Nuk e di se kush i ka hequr”, ka thënë Halimi-Balaj.
Zëvendëskryeministren Halimi-Balaj e ka kundërshtuar deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi.
“Këto janë shpifje, asnjëherë nuk janë larguar simbolet shtetërore”, pohoi Selimi.
“Nuk është e vërtetë se janë gjetur zyrat në atë gjendje”./Insajderi.com
Discussion about this post