Ambasadori i Ukrainës në Serbi, Oleksandër Aleksandroviq, ka falënderuar Beogradin për propozimin që aty të zënë vend negociatatat në mes shtetit të tij dhe Rusisë.
“Ne jemi mirënjohës për propozimin. Serbia është partner i rëndësishëm ndërkombëtar për ne. Beogradi është qytet i madh dhe serbët janë shumë mikpritës”, është shprehur ai për RTS, transmeton KlanKosova.tv.
“Sidoqoftë, me respekt, por esenca e negociatave mbetet pavarësisht se ku zhvillohen ato. Do të shohim se pas negociatave në Turqi si do të rrjedhin gjërat më tej”.
Aleksandroviq ka thënë se Kievi do paqe, por që kjo nuk varet nga ukrainasit.
Discussion about this post