Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Arban Abrashi është shprehur i bindur së LDK do të dalë fituese e zgjedhjeve të 14 shkurtit.
Duke u mbështetur në disa të dhëna nga terreni, Abrashi thotë se LDK ka shënuar rritje në 2.9%, raporton GazetaBlic.
“Të dhënat dhe anketimi nga terreni tregojnë për një trend stabil të rritjes të LDK-së. Për më pak se dy javë, LDK ka shënu ngritje prej 2.9 %
Projeksionet për ditët e ardhshme janë edhe më pozitive. LDK do të fitoj dhe do të udhëheq Qeverinë. Vazhdojmë”, ka shkruar Abrashi, në një postim në “Facebook” sipër një fotografie ku shihet bashkë me nënkryetarin e partisë Lutfi Haziri.
Discussion about this post