Gazetari kosovar, Parim Olluri ka reaguar ndaj këngëtarit Ardijan Rrusta i cili në rrjete sociale ka fyer rëndë deputeten Ganimete Musliu dhe votuesit e saj pas fjalimit që Musliu ka mbajtur në Kuvendin e Kosovës ku edhe e ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, raporton Gazeta Express.
Olluri ka thënë se nxitja e gjuhës së urrejtjes ndaj deputetes Musliu duhet të ndëshkohet me ligj dhe se kjo është detyra e shtetit.
Ai ka bërë thirrje që Ardijan Rrusta të burgoset meqë sipas Ollurit “vetëm burgu mund ta edukojë një katundar në kry”
Reagimi i plotë:
“PiqkinDimkes”
“kafshe jon ata qe ja kane jep kesaj voten”
“shtrige”
”turren e druve”
Ky Ardijan Rrusta eshte kengetar. E ka nje audience qe e merre seriozisht. Kjo nxitje e gjuhes se urrejtjes ndaj deputetes Musliu eshte e ndeshkueshme ligjerisht.
Shteti kete detyre e ka. Me i parandalu demet qe munden me i shkaktu budallte.
Rrasne ne burg kete person. Vetem burgu mundet me eduku kete person te prapambetur. Kete katunar ne kry qe nuk ka arrite me e modernizu as viti 2023.