Në emisionin “E diela Shqiptare” ka ndodhur një ngjarje e pazakontë dhe mjaft trishtuese.
“Telebingo” është rubrika ku shumë qytetarë presin të jenë fitues dhe të jetë numri i telefonit të tyre ai që Ardit Gjebrea telefonon.
Në momentin që Ardit Gjebrea ka thirrur në telefon njërin prej fituesve, pas telefonit u dëgjua një zonjë, por në fakt nuk ishte ajo të cilës “i kishte rënë fati”.
E pyetur nga Gjebrea se ku ndodhej zotëria që kishte të shkruar emrin në biletë, ajo tha se ai për fat të keq kishte ndërruar jetë këtë mëngjes.
Discussion about this post