Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, gjatë një vizite në Spitalin e Vushtrrisë ka thënë se pas ardhjes së vaksinës antiCOVID, normaliteti në vend do të kthehet në muajt qershor dhe korrik, shkruan Gazeta Sinjali.
Zemaj ka thënë se presin që gjatë këtij viti të angazhohen 1000 persona staf i mesëm në Spitalet e Kosovës.
“Iu kemi dhënë zgjidhje shumë problemeve që kanë qenë të trashëguara. Profesionistët tanë, politikat e MSH-së, arritën ta vënë në përdorim plazmën për trajtim me COVID-19. Spitali i Vushtrrisë na ka ndihmuar shumë në menaxhimin e pandemisë”.
“Vaksina po vjen, prioritet i vaksinimit do të jetë personeli shëndetësor dhe shpresojmë së në qershor dhe korrik t’i kthemi normalitetit në vend. 1000 persona staf të mesëm do t’i angazhojmë gjatë këtij viti”, tha ndër të tjera ai./Gazeta Sinjali/
Discussion about this post