Bajram Gecaj, anëtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherësh shef i stafit të ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliu, ka reaguar pas deklaratës së Isa Mustafës për sulmet ndaj kryeministrit Avdullah Hoti.
Mustafa kishte shkruar në Facebook se është duke përcjellur vazhdimisht sulmet që po i bëhen kryeminsitrit Hoti nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje, dhe nga ana tjetër nga presidenti i Serbisë, lidhur me Asociacionin.Gecaj thotë se as Vjosa Osmani, të cilën e ka quajtur ”ish-bija jonë”, nuk e di se çfarë po flet.
Postimi i plotë:
I nderuar Kryetar Isa Mustafa, fatkeqësisht për skenën tonë politike por edhe për vendin, LVV mbetet një subjekt politik (apo jo) që akoma nuk e di ku e ka kokën e ku këmbët. Para disa ditësh, Richard Grenell me plotë të drejtë kishte deklaruar: “Na duhen politikanë që bëjnë më shumë se sa vetëm të ankohen”. E ankesa duket të jetë palca kurrizore dhe strumbullari i të gjitha veprimeve të LVV-së, pasi që tanimë kanë provuar se nuk dinë e as që kanë guxim të qeverisin. Ankesa racionale dhe e bazuar është vërtetë ushqim për demokraci, por kur ajo shndërrohet në qëllim për vetëvete atëherë dëmton dhe rrezikon seriozisht vet frymën e mu asaj demokracie.
Asociacioni ishte aprovuar nga mbi 2/3 e deputetëve dhe, ashtu siç konkludoni edhe ju, kishte marrë vulen edhe të vet Gjykatës Kushtetuese. LVV-së, të cilët nuk e kuptojne dhe as që e pranojnë konceptin e bashkëpunimit, u duhet të sigurojnë një shumicë prej 2/3 për ta zhbërë vendimin mbi asociacionin … e deri atëherë, e tëra që ata mund ta bëjnë qëndron strikt në domenin e ankesës joracionale, popullizmit dhe destruktiviterit sistemik, domen ky në të cilin duket të kenë avancuar mbi të tjetër!Përgjigja e shkurtë në pyetjen tuaj se “A po dinë çfarë po thonë?!”, është një JO e madhe … ndërsa ish-bija jonë nuk u lëshon udhë këtyre aspak!
Discussion about this post