Një austriak në vitin 2019 është parë në një metro në Vjenë, duke mbajtur veshje me emblemën e UÇK-së.
Shumë udhëtar e qytetar e kanë shiquar me habi të madhe sepse askush se dinte çka do të thotë ajo që kishte personi ne krahë.
Ai është fotografuar nga një shqiptar, i cili është habitur kur ka parë në krahun e tij emblemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe i është afruar me përshëndetje dhe e ka pyetur se a e di çka do të thotë shenja në xhaketën e tij.
Shqiptari është mahnitur me përgjigjen që i dha austriaku.
“Po e di shumë mirë është emblema e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e mbaj me shumë kënaqësi dhe kam respekt për ata që kanë qenë pjesë e saj” – i ishte përgjigjur në atë kohë austriaku, me veshjen e palltos që mbante emblemën krenare të UÇK-së, shqiptarit të befasuar për të mirë.
Discussion about this post