Avdullah Hoti ka folur si mandatar për kryeministër të Qeverisë së Kosovës, ku thotë se e mirëpret vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
Ai thotë që askush nuk ka humbur, dhe që është të bashkohemi për të ardhmen e vendit dhe qytetarëve tanë, shkruan Indeksonline.
Postimi i plotë:
Si mandatar për kryeministër të Qeverisë së Kosovës, mirëpres vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Është koha të bashkohemi për të ardhmen e vendit dhe qytetarëve tanë.
Askush nuk ka humbur. Rimëkëmbja e mirëbesimit në mes nesh dhe respektimi i rendit institucional është detyrë dhe obligim yni i përbashkët.
Bashkë me miqtë tanë strategjikë, SHBA-të dhe BE-në, do të punojmë me përkushtim për jetësimin e aspiratave tona për integrime euroatlantike.
Discussion about this post