Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti pos konferencës për media pas nënshkrimit të marrëveshjes me presidentin serb, Aleksander Vuçiq nën prezencën e presidentit amerikan, ka postuar edhe një status në Facebook, raporton Gazeta Blic.
Ai ka shkruar se ky është një lajm i jashtëzakonshëm për Kosovën.“Synimi ynë është arritja e njohjes reciproke dhe marrëveshja e sotme me karakter ekonomik, është një hap shumë i rëndësishëm drejt arritjes së njohjes reciproke”, ka shkruar ai.
Reagimi i plotë:
Ky është një lajm i jashtëzakonshëm për Kosovën. Sot, në Shtëpinë e Bardhë, nënshkruam një marrëveshje që është hap i madh drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë.Synimi ynë është arritja e njohjes reciproke dhe marrëveshja e sotme me karakter ekonomik, është një hap shumë i rëndësishëm drejt arritjes së njohjes reciproke.
Discussion about this post