Hoti lavdëron qeverisjen e tij: E keni parë ku e gjetëm vendin dhe ku e kemi sjellë
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka lavdërtuar qeverisjen e tij derisa ka thënë se koalicioni qeverisës është stabil dhe duke funksionuar shumë mirë, shkruan Reporteri.
Sipas Hotit, Kosova kurrë nuk ka qenë më mirë në arenën ndërkombëtare derisa edhe situata me pandeminë është përmirësuar dhe ka ditë kur shënohen zero raste të vdekjeve si pasojë e pandemisë Covid-19.
“Komenti im është që qeveria është duke funksionuar. Po realizojmë programin qeverisës dhe marrëveshjet e arritura. E keni pa se në çfarë situate e kemi gjetë vendin dhe çfarë situate e kemi pru. Ka ditë kur kemi zero raste. Në arenën ndërkombëtare Kosova kurrë nuk ka qenë më mirë. Kur të vijmë te pika e presidentit duhet të ulemi të gjitha partitë dhe të sigurojmë “, u shpreh ai. /Reporteri.net
Discussion about this post