Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës sot do të mbledh kryesin e ngushtë të partisë.
Këtë e ka konfirmuar vet lideri i kësaj partie, Ramush Haradinaj, mbrëmë në TV Dukagjini, ndërsa ka shprehur hapur pakënaqësinë me mënyrën si po dialogon kryeministri Avdullah Hoti me Serbinë.
Para mbajtjes së këtij takimi, deputeti i AAK-së, Bekë Berisha ka thënë se personalisht ai është të mos vazhdohet koalicioni me LDK-në, shkruan Reporteri.net.
“Sa më përket mua, pas gabimeve e lëshimeve që janë bërë, nga mos përfshirja në negociata ne që jemi në koalicion, nuk ish dasht me vazhdu më”, ka thënë ai.
Por Berisha tha se nuk e di nëse takimi i partisë është thirrur për të disktuuar për problemet në koalicionin qeverisës. /Reporteri.net/.
Discussion about this post