Skender Bajrami, pronari i auto sallonit “Alberti” është liruar pasi kërkesa për paraburgim ndaj tij është refuzuar nga gjykatësi i procedurës parapake, shkruan Gazeta Insajderi.
Bajrami ishte shoqërua para disa ditësh në Polici, gjatë aksionit policor që u zhvillua kundër fajdes me urdhër të Prokurorisë Themelore të Ferizajt ku rezultoi me 15 të arrestuar.
Avokati i tij, Besnik Berisha ka shkruar në facebook se me këtë vendim është dëshmuar se veprimtaria e Skender Bajramit është tërësisht e ligjshme.
Postimi i avokatiti Besnik Berisha:
U provua qe z. Skender Bajrami eshte vec nje afarist i suksesshem dhe veprimtaria e AS ” Alberti” ishte dhe eshte teresisht e ligjshme.
Jam i lumtur qe ketij epilogu i kontribuova si avokat i z. Bajrami me aq sa dita dhe munda.
Rastet si ky me bejne te luftoj edhe me shume!
Përveç Bajramit që është liruar, Gjykata Themelore në Ferizaj e ka aprovuar kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 14 të dyshuarve të tjerë: Egzon Salihut, Besnik Salihut, Fadil Salihut, Ardi Saraqit, Shefik Rexhepit, Lindrit Haradinajt, Ramiz Ademit, Mujë Ademit,Kadri Gërbeshit, Ajvaz Muzaqit, Bashkim Osmanit, Bahri Abazit, Nexhmi Abazit dhe Shukri Haxhiut.