Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq sot pas një aktiviteti në Serbi ka folur para gazetarëve për situatën në veri të Republikës së Kosovës. Ajo është pyetur edhe rreth vendosjes së policisë serbe nën komandën e Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë.
Ajo ka deklaruar se diçka e tillë nënkupton “rritje të nvelit të gatishmërisë luftarake”.
Bërnabiq tutje ka shtuar se Serbia është e gatshme që “të mbrojë serbët e Kosovës nëse dikush i sulmon”, shkruan N1.“Kjo do të thotë se ne jemi të gatshëm, nëse dikush sulmon serbët në Kosovë, të reagojmë ”, ka deklaruar kryeministrja serbe.