Besarta Jashari, vajza e heroit kombëtar, Hamëz Jashari, e cila u shpëtoi sulmeve brutale të forcave serbe ndaj Kullës së Jasharëve në Prekaz, sot feston ditëlindjen e 33-të.
E në këtë ditë të veçantë për të nuk ka munguar urimi i vëllait të saj, Bekim Jashari, i cili njëherit është edhe kryetar i Komunës së Skënderajt.
“Përqafime dhe dashuri për ty të pafundme, jo vetëm në këtë ditë të shënuar në kalendar, për datëlindje tënde, por 24 orë në ditë, 7 ditë në javë, 365 ditë në vit, gjithmonë! Rri e buzëqeshur dhe e lumtur me të dashurit tuaj! Gëzuar datëlindjen!”, ka shkruar kreu i Skënderajt në Facebook.
Besarta ishte vetëm 11 vjeçe kur më 5, 6 e 7 mars 1998, familja Jashari për të tretën herë, me forca të mëdha policore dhe ushtarake sulmohet nga shteti i Serbisë.
Në këtë betejë, së bashku me Komandantin e UÇK-së Adem Jashari, nga familja e tij në fushën e nderit ranë heroikisht në mbrojtje të pragut të shtëpisë, atdheut dhe kombit 20 anëtarë, 10 prej të cilëve fëmijë.
Ky është urimi i plotë i Bekim Jasharit:
Të kesh një motër, është gjeja më e bukur që mund të të ketë falur jeta, e cila nganjëherë mund të të rezervojë befasi të këndshme e të pakëndshme.
E dashur motër,
Dhe po ta dish, që ti je personi më i dashur për mua në këtë botë.
Dhe po ta dish, që dashurinë për ty, do ta kem edhe atëherë kur flokët tona të jenë zbardhur.
Dhe po ta dish, që jo vetëm motër të kam, por të kam e do të të kem edhe mikeshë.
Besartë,
Ashtu siç do të doje që fëmijët tuaj të kenë në jetë, njësoj dua edhe unë për ty!
Përqafime dhe dashuri për ty të pafundme, jo vetëm në këtë ditë të shënuar në kalendar, për datëlindje tënde, por 24 orë në ditë, 7 ditë në javë, 365 ditë në vit, gjithmonë!
Rri e buzëqeshur dhe e lumtur me të dashurit tuaj!
Gëzuar datëlindjen!
Discussion about this post