Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Bislimi ka ironizuar me paraqitjen e kryeministrit Avdullah Hoti në Shtëpinë e Bardhë.
Bislimi në “Debat Plus” ka thënë se sa ka qenë në qeverisje Vetëvendosje kanë pasur raporte shumë të mira me Ambasadën e SHBA-së në Kosovë.
Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje ka hedhur kritika për kryeministrin Hoti që sipas tij për SHBA është nisur me premtime tjera.
“Avdullah Hoti ka thënë se në SHBA do të negociojë vetëm një pikë – njohjen e Kosovës. Kur shkoi atje ai doli si nxënësi para profesorit te Trumpi”, tha ai.
Ish-ministri i Ekonomisë thotë se projektet infrastrukturore që janë arritur në SHBA më parë janë arritur në shkurt nën ndërmjetësimin e BE-së.
“Për këto marrëveshje që është dakorduar në shkurt pse ka pasur nevojë të rrëzohet qeveria dhe të largohet tarifa”, tha ndër të tjera Besnik Bislimi.
Discussion about this post