Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Betim Gjoshi thotë se Albin Kurti nuk mund ta mbrojë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.Kjo pasi që sipas Gjoshit, Kurti është i rrethuar në parti me njerëz si ish-kryeministri Haki Abazi dhe ish-këshilltari, Shkelzen Gashi.Madje, sipas Gjoshit, emërimi i Abazit dhe Gashit nga ana e Kurtit, tregon që ky i fundit, jo vetë që nuk mund ta mbrojë, por është kundër UÇK-së.
Postimi i plotë i Gjoshit:
ALBIN K. NUK MUND TA MBROJË UÇK-NË ME SHKELZEN GASHIN, HAKI ABAZIN DHE AS ME ERZEN VRANIQIN
Njeriu që i bënte kërkesë speciale Gjykatës Speciale që të veprojë më shpejtë kundër UÇK-së, paturpësisht paska thënë se ai dhe partia e tij janë të vetmit që mund ta mbrojnë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
Këtë po e thotë hiç më pak se njeriu që i bëri 3 emërime sa ishte kryeministër. Ai nuk mundet ta mbrojë UÇK-në sepse vetë këto emërime flasin se ai është kundër UÇK-së.
T’i shkojmë me radhë –
1.
Albin K. nuk mund ta mbrojë UÇK-në me Shkelzen Gashin që e kishte emëruar këshilltar të tij në Qeveri dhe shkonte nëpër studio televizive duke akuzuar rrejshëm UÇK-në për krime. Nuk mund të mbrohet UÇK-ja me këshilltar që flasin sikur të ishin zëdhënës të Vukqeviqave të Serbisë.
Nuk mund ta mbrojë UÇK-në një kryeministër që ditën kur e shkarkoi këshilltarin e tij për këto shpifje për shkak të presionit të madh publik, e inkurajoi atë që të vazhdonte t’i trumbetonte këto akuza.
2.
Albin K. nuk mund ta mbrojë UÇK-në me Haki Abazin që e kishte emëruar zëvendës të tij në Qeveri. Pas vetë shefit të tij, Haki Abazi është ndër shpifësit më të mëdhenj kundër njerëzve të UÇK-së. Askush nuk ka bërë deklarata sa ai kundër njerëzve të luftës. Askush nuk ka hedhur baltë mbi ta si ky njeri.
3.
Qysh po don Albin K. me mbrojtë UÇK-në me Erzen Hamdi Vraniqin? A mund të mbrohet UÇK-ja me djalin e Hamdi Vraniqit që ka dhënë leje të ndërtohet Kisha e Sllobodan Millosheviqit dhe e Arkanit në oborrin e UP-së?
Nuk mund të mbrohet UÇK-ja me njerëz të tillë. Nuk mund të mbrohet UÇK-ja as nga Albin K. si shef i tyre. Vetëm ky njeri nga dita e parë e ka shtruar si nevojë që UÇK-ja të mbrohet.
UÇK-në e mbron lufta e pastërt dhe e drejtë për liri.
Kaq e thjeshtë është.
#Mashtrues
Discussion about this post