Profesori universitar, Blerim Latifi ka komentuar inciativën e fundit për hapjen e xhamive për festën e Bajramit.
Ai ka shkruar se me këtë presion po duam të demonstrojmë se ne jemi më turq se turqit dhe më arabë se arabët.
“Ka 100 vjet që Serbia kërkon ta bindë botën pikërisht për këtë”, ka shkruar ai.
Reagimi i plotë:
Erdogan njoftoi dje se për shkak të pandemisë Turqia do të futet në izolim të plotë duke filluar që nga data 23 maj, deri pas përfundimit të ditëve të festës së Bajramit.
Ndërkaq, në Kosovë, ka filluar presioni për të lejuar që ritualet masive të Bajramit të kryhen në sheshe.
Qëllimi dihet: për të demonstruar se ne jemi më turq se turqit dhe më arabë se arabët. Ka 100 vjet që Serbia kërkon ta bindë botën pikërisht për këtë
Discussion about this post