Filozofi Blerim Latifi ka thënë se ironizuar me buxhetin e Kosovës, ku sipas tij, intervenimi i NATO-s ka kushtuar rreth 40 miliardë dollarë, aq sa është buxhet i Kosovës për 20 vjet, shkruan GazetaBlic.
“Shtoni këtyre miliona të tjerë, të dhëna në mbështetje të pavarësisë dhe procesit të shtetndërtimit të Kosovës, pastaj llogaritni burimet ekonomike të Kosovës dhe, siç thotë ajo fraza, qitjani lapsin për me pa se për çfarë interesash ekonomike na paska ndërhy SHBA në Kosovë”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.
Postimi i plotë:
Veç intervenimi i NATO-s në Kosovë thuhet të ketë kushtuar rreth 40 miliardë dollarë, aq sa është buxheti i Kosovës për 20 vjet. Shumicën e këtyre shpenzimeve e kanë mbuluar SHBA-të. Shtoni këtyre miliona të tjerë, të dhëna në mbështetje të pavarësisë dhe procesit të shtetndërtimit të Kosovës, pastaj llogaritni burimet ekonomike të Kosovës dhe, siç thotë ajo fraza, qitjani lapsin për me pa se për çfarë interesash ekonomike na paska ndërhy SHBA në Kosovë. Ne ende e rrejmë veten se vendi ynë ka aq pasuri, për të cilën fërkojnë duart fuqitë e mëdha botërore.
Discussion about this post