Sipas projeksioneve të para të Ipsos dhe Cesid në rezultatet e bazuara në 44.1 për qind të mostrës së përpunuar del se partia e presidentit aktual Aleksandar Vuçiq SNS ka fituar 63.4 për qind të votave në zgjedhjeve e sotme parlamentare në Serbi.
Alternativa Demokratike Shqiptare ka marrë katër mandate. Partia e Vuçiqit ka marrë 180 mandate, SPS e Ivica Daçiqit 30 mandate, ajo e ish-sportistit Aleksandar Shapiq 11 mandate, etj.
Këtij lajmi i është gëzuar shumë deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, e cila nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se parlamenti i Serbisë do të kumbojë shqip.
“Urime shqiptarëve të Luginës së Preshevës për fitoren e madhe. Tash e tutje do të kenë një zë të bashkuar katërfish të përforcuar! Parlamenti i Serbisë do të kumbojë shqip si asnjëherë më parë”, shkroi Deliu-Kodra.
Discussion about this post