Alban Krasniqi, burri i ministres së Drejtësisë në detyrë Albulena Haxhiu ka reaguar përmes një postimi, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që i jep të drejtë presidentit Thaçi.
Ai thotë që më parë e pranon vdekjen e tij sesa vrasjen e demokracisë, shkruan Indeksonline.
Më tutje shton se krejt ata që kanë shkarravitur në atë vendim skandaloz le ta dinë që nuk u falet
Statusi i plotë:
Duhet të kaloni mbi trupa njerëzish që ta riktheni krimin në qeverisje!
Krejt ata që kanë shkarravitur në atë vendim skandaloz le ta dinë që nuk u falet!
Më parë pranoj vdekjen time sesa vrasjen e demokracisë!
Shihemi në shesh, e kudo që na imponohet!
Discussion about this post