Gazetari Berat Buzhala ka reaguar edhe njëherë ashpër pas sulmit ndaj gazetarit Valon Syla, shkruan Gazeta Metro.
Buzhala ka thënë se nëse shteti nuk të mbron, atëherë duhet me e mbrojt vetën.
Ai ka thënë se në vendin tonë është krijuar një ambient toksik për gazetarët, të cilët prej elementeve të pushtetit etiketohen si njerëz të Serbisë.
“Na e dime, mas Valonit, kend e kend kishin pase qef me i pa te rrehun. Vec kqyrjauni posterat me shajkaqka. Me na rrehe po, me na tute jo”, ka shkruar Buzhala.
Buzhala ka kërkuar reagimin e ambasadorëve të QUINT’it, Kurtit, Albulena Haxhiut e Sveçlës.
Në fund ai ka falënderuar Konjufcën për reagimin.
Mbrëmë vonë, gazetari dhe opinionisti, Valon Syla është sulmuar nga tre persona.
Syla, i cili ishte pjesë e emisionit Pressing në një debat që lidhje me gjykimin e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, është sulmuar pak minuta pasi që ka dalë nga studioja.
Tre persona e kanë përcjell Sylën deri te Bregu i Diellit e më pas e kanë sulmuar. Për pasojë, Syla ka pësuar lëndime të lehta në kokë.
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka lëshuar një komunikatë për shtyp në orët e vona ku ka dënuar ashpër sulmin e rëndë fizik ndaj gazetarit Valon Syla.
AGK ka kërkuar hetime urgjente për këtë rast.
Reagime kishte edhe nga politikanë të Kosovës.