Drejtori i Gazetës Express dhe T7, Berat Buzhala e ka krahasuar Lëvizjen Vetëvendosje me coronavirusin. Ai thotë se VV është si puna e Covid-it, herët ose vonë do të infektohesh me të.
“Sigurisht që Albin Kurti dhe Lëvizja e tij janë një zgjidhje e keqe për vendin, por që janë një zgjidhje që nuk kemi çare pa e provu. Me dhemb zemra me thanë që zgjidhje e mirë nuk janë as partitë tjera, mirëpo veç pse ata e kanë keq nuk do me thanë që Albini e ka mirë. Ky mundet, edhe e ka, ma keq. Sido që të jetë, LVV është sikur puna e COVID’it. Ky virus është në mesin tonë, edhe herët a vonë ka me të ra”, ka shkruar ai.
Madje Buzhala shkruan se VV ka pasur kuptim në vitin 2010, por tash është çorbë e përgatitur me çfarëdo që është gjetur në kuzhinë.
Ai ka thënë se Albin Kurti duhet të demaskohet.
Ky është statusi i plotë i Buzhalës:.
Discussion about this post