Ish-kryeministri Albin Kurti, është fotografuar sot në sheshin Nënë Tereza në Prishtinë, i rrethuar nga qytetarët afër një pike ku bëhet grumbullimi i nënshkrimeve në peticionin e Lëvizjes Vetëvendosje.
Lëvizja Vetëvendosje tash e një javë ka filluar të mbledh nënshkrime për një peticion që kërkon zgjedhje të reja nacionale në Kosovë.
Sot një nga pikat e vendosura për mbledhjen e nënshkrimeve është vizituar nga kreu i LVV-së, Albin Kurti.
Në fotografitë e realizuara nga Lajmi.net, Kurti shihet në sheshin Nënë Tereza i rrethuar edhe nga qytetarë të cilët i kërkuan fotografi. /Lajmi.net/
Discussion about this post