Nuk kanë të ndalur kërkesat për rinumërim të plotë të të gjitha vendvotimeve për zgjedhjet e 14 Shkurtit.
Kësaj radhe këtë kërkesë e bëri anëtarja e kryesisë së AAK-së, Albena Reshitaj, përcjell GazetaBlic.Reshitaj, e cila ka fituar votat për t’u bërë deputetet në legjislaturën e tetë të Kuvendit, për hir të demokracisë, ka thënë se duhet rinumërim i plotë.
Statusi i saj në facebook:
Për hir të demokracisë dhe besimit qytetarë, e duke i parë rastet tashmë të konstatuara edhe nga PZAP në tjetërsimin e besimit qytetarë si dhe duke përcjellur edhe kërkesat e kandidatëve për deputet nga shumë parti politike për rinumërim të votave, konsideroj që më e pakta që mund të bëjë KQZ për të parandaluar këtë degradim të vullnetit të qytetarëve është marrja e vendimit për rinumërimin e të gjithe vendvotimeve.
Vetëm rinumërimi total i votave do të zbardh të vërtetën e gjithë këtij lëmshi. Kjo është mirë të bëhet para së gjithash edhe për të ardhmen, në mënyrë që manipuluesit eventual në zgjedhjet e ardhshme mos ta ndijnë vetën komod se mund të luajnë me votat, pa iu nënshtruar përgjegjësisë dhe ballafaqimit me ligjin dhe llogaridhënjen!
Ky vend njëherë e përgjithmonë duhet të bëhet si duhet, dhe kjo arrihet vetëm me transparencë totale dhe përgjegjësi ligjore!
Discussion about this post