Fitorja e Lëvizjes Vetëvendosje në Podujevë, i ka “trazuar” strukturat e Lidhjes Demokratike të Kosovës, të cilat planifikojnë ta përfshijnë edhe aleatin e tyre PDK-në në koalicion.
Në një fotografi, që ka siguruar “Kosovo Insights”, shfaqen Baton Haxhiu, Lumir Abdigjiku dhe Astrit Gashi, si të deleguar të partive për ta arritur marrëveshje mes palëve.
Në tryezë po diskutohet edhe për Kryetarin e ri të LDK-së, që sipas burimeve do të propozohet emri i Lumir Abdigjikut.
Figura e Abdigjikut po konsiderohet si mbulesë e humbjeve të njëpasnjëshme në Zgjedhje Nacionale të Kryetarit aktual Isa Mustafes./KI
Discussion about this post