Vlora Çitaku, nënkryetare e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka thënë se arsyeja pse nuk po fillon mësimi është “kokofërtësia e kryeministrit Kurti”, duke thënë se “ai po e refuzon dialogun social.
“Se a duhet të fillojë mësimi është pyetje që nuk duhet shtruar. Pyetja është pse nuk po fillon mësimi. Përgjigjen e keni tek kokëfortësia e Kryeministrit dhe refuzimi i tij për dialog social”, ka shkruar Çitaku në Facebook, të hënën.
Edhe kjo javë ka vazhduar me grevë, përderisa Sindikata e Arsimit kërkon përmbushjen e kërkesave të tyre.
Një nga këto kërkesa janë 100 euro shtesa për ta përballuar inflacionin.
Me pakon 150 milionshe anti-inflacion, ekzekutivi i drejtuar nga Albin Kurti ka ndarë 50 euro shtesë për punonjësit publikë, përfshirë edhe mësimdhënësit.
Por Sindikata i kërkon 100. Qeveria nuk pranon – rrjedhimisht greva është duke vazhduar që nga 25 gushti. /Express
Discussion about this post