Ramush Haradinaj shpesh herë ka qenë pjesë e skenave interesante e qesharake, si ajo në një emision në Shqipëri, ku i ngatërrohet fjala “bjeshkë” me atë “pjeshkë”, shkruan Express
I ftuar në emisionin “Xing me Ermalin” kohë më parë, Haradinaj ishte vënë në siklet nga një pyetje.
Moderatori kishte pyetur Haradinajn se çfarë e bën të relaksohet, ndërkaq përgjigja e tij ka shkaktuar të qeshura në emision.
“Bjeshka” është përgjigjur Haradinaj, por moderatori e kishte “keqkuptuar” duke menduar se po thotë “pjeshka”.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i gruas së Haradinajt, Anitës, e cila e ka përmirësuar moderatorin, duke i treguar se bashkëshorti i saj e kishte fjalën për bjeshkën.
Haradinaj është bërë shpesh pjesë e skenave të tilla, sidomos në momentet kur ai ia ka thënë këngës.
Videot e tij duke kënduar janë bërë virale çdo herë, megjithatë duket se kjo nuk i pengon Haradinajt, i cili këndon sa herë i jepet mundësia në ndonjë emision./Express/
Discussion about this post