Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka folur për raportin e tij me kryetarin e VV’së, Albin Kurtin, dhe Presidentin e vendit, Hashim Thaçin.
I ftuar në emisionin Oxygen Show, Hoti u pyet se si do të reagonte nëse do të shkonte në plazh me familje dhe pranë tij do të ishte edhe Kurti.
“Nuk më kish pengu. Nuk është që kemi miqësi”, u përgjigj Hoti.
Njejtë ka thënë edhe për presidentin Thaçi.
“Nuk është që më kish pengu, por nuk është që kemi ndonjë miqësi”, u shpreh Hoti.
Ndërkaq i pyetur për kryetarin e LDK’së, Isa Mustafa, Hoti tha se me të është tjetër raport.
“Isën e kam kryetar të partisë, është ndryshe, nuk krahasohet me ta”, ka thënë Hoti.
Ndërkohë, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se po ta dëgjonte atë, dikur shefi i tij në Qeveri, Albin Kurti, do të ishte ende kryeministër.
“Me pas dëgju Dullën, Albini sot do të ishte kryeministër”, ka thënë ndër tjerash Hoti.
Në këtë emision, Hoti ka folur edhe për raportet e Kosovës me SHBA-në dhe marrëveshjen e arritur javë më parë me Serbinë në Shtëpinë e Bardhë.
Discussion about this post