Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka bërë të ditur se janë ekzekutuar pagesat për skemat pensionale dhe skemat tjera sociale, raporton Gazeta Evropa.
Po ashtu, ajo ka thënë se janë bërë pagesat për masën 3b-subvencionimi i qirasë deri 50%.
Postimi i plotë:
Ekzekutohen pagesat për skemat pensionale dhe skemat tjera sociale si dhe pagesa për masën 3b-subvencionimi i qirasë deri 50%.
Ministria e Financave njofton se sot, me datë 24.06.2020, Thesari i Kosovës ka ekzekutuar pagesat për skemat pensionale dhe sociale për 289,613 përfitues për muajin Qershor 2020, sipas afatit të zakonshëm për pagesën e këtyre skemave mujore, si në vijim:
- Pensionet Bazë,
- Pensionet Kontributive,
- Pensionet për Personat me Aftësi të Kufizuar,
- Pensionet e FSK,
- Pensionet e TMK,
- Pensionet e Parakohshme – Trepça,
- Kompensimi për Personat e Verbër,
- Pensionet Familjare,
- Pensionet Invalidëve të Punës,
- Kompensimi për personat Paraplegjik dhe Tetraplegjik,
- Familjet e Fëmijëve me Aftësi të Kufizuara të Përhershme,
- Strehimit Familjarë Brenda Farefisit,
- Strehimit Familjarë Jashtë Farefisit,
- Pensionet e Veteranëve,
- Pensionet për Viktimat,
- Pensionet e Invalidëve të Luftës,
- Pushimin e Lehonisë,
- Kompensimi i Arsimit për vitet e 90-ta.
Pagesa e muajit Qershor përfshin edhe zbatimin e masës dy (2) për përfitimin e shtesës prej 30 Euro për kategoritë e caktuara si dhe pagesën për të ri-kthyerit përkohësisht në listat e përfituesve, të paraparë me pakon emergjente fiskale, me ç’rast është përmbyllur edhe ekzekutimi i kësaj mase të pakos emergjente.
Po ashtu, Ministria e Financave njofton se sot është realizuar ekzekutimi i pagesave për masën 3b-subvencionimi i qirasë deri 50%, për 3,599 përfitues në vlerë totale prej 634,064.78 Euro, ndërsa janë në proces të finalizimit edhe 4,193 përfitues në vlerë totale 1,354,685.70 Euro.
Shfrytëzojmë rastin të lusim përfituesit që të kenë kujdes të shtuar, të shmangin radhët apo grumbullimin para sporteleve, në pajtim me udhëzimet nga institucionet shëndetësore për parandalimin e përhapjes së COVID-19.
Discussion about this post