Kryetari i PSD’së, Dardan Molliqaj ka deklaruar se kryetari i VV’së, Albin Kurti nuk po merret më me oligarkët e Kosovë, Bashkimin Evropian, ligjin anti-mafia që dikur akuzonte partitë tjera, shkruan Gazeta Metro.
Molliqaj tha se diskursi i VV’së tani po është më shumë kundër UÇK’së dhe komandantëve, sesa ndaj shteti të Serbisë.
“Albin Kurti nuk do t’i prek oligarkët, diskursi i VV’së është kundër UÇK’së dhe kundër komandantëve sesa kundër Serbisë, si po e pyesin për Serbi po thonë nuk o prioritet, si po e pyesin për UÇK’në po i mëshojnë meniher”, tha Molliqaj në Pressing, transmeton Gazeta Metro.
Molliqaj deklaroi se Albin Kurti nuk po merret më me oligarkët ku thoshte se ata janë problemi i Kosovës e as me Bashkimin Evropian.
“Pse nuk po i mësynë kundër oligarkëve, a nuk na ka thonë që këta janë problemi, a s’ka thonë vazhdimisht që BE’ja është kundër Kosovës, ka standarde të dyfishta”, tha Molliqaj, transmeton Gazeta Metro.
Molliqaj tha se Drenica e Dukagjini nuk janë problem, por Kurti po merret me këto dy zona dhe nuk po flet për dialogun me Serbinë, BE’në, oligarkët e ligjin anti-mafia.
Discussion about this post