Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka zbuluar se aryeja pse u largua nga Lëvizja Vetëvendosje, është se Albin Kurti udhëhiqte në mënyrë autoritare, shkruan Gazeta Metro.
I ftuar “NKonak”, Molliqaj tha se me Kurtin nuk janë pajtuar ideologjikisht.
“Dallimi i parë mes meje dhe Albinit, ishte diskutimi për Leninin në vitin 2016, ai mendonte se krtikika jonë për Leninin nuk ishte prej një pozicioni të majtë siç është edhe sot, ne jemi kritik të stalinizmit dhe leninizmit prej një pozicioni shumë të majtë, jo libera, Albini nuk e kuptonte edhe pse vet ishte me mendësi staliniste dhe leniniste mendonte se kritika jonë po vjen prej këndvështrimit liberal dhe u frikësu që kjo do ta transformonte partinë”, ka thënë Molliqaj.
Në fund, Molliqaj tha se Kurti e udhëhiqte partinë në mënyrë të ngjashme me Stalinin.
Discussion about this post