Në seancën e sotme të zhvilluar në Kuvendin Komunal të Prizrenit, asamblisti i Vetëvendosjes, Karanfil Haxhillari, i është përgjigjur ashpër akuzës së kryetarit Mytaher Haskuka.
Haxhillari në foltoren e Kuvendit, e ka quajtur të papranueshëm një reagim të Haskukës, ku deklarata e këtij të fundit thotë se, disa asamblistë të Vetëvendosjes, koordinohen me ata të opozitës për sabotim të projekteve qeveritare.
Haxhillari i është drejtuar Haskukës, duke i thënë se kjo deklaratë është ‘krejt jashtë logjikës’, sepse asamblistët gjithëherë kanë votuar pro.
Ai tha se të gjitha pikat e rendit të ditës, që tre vjet e gjysmë, asamblistët e VV-së, i kanë votuar.
“Turp të qoftë kryetar. Të sulmmosh anëtarët e subjektit tëndë, pasnjë fakt, vërtetë është për të ardhur keq, këta kuvendarë s’i pyete asnjëherë, gjithë pikat e rendit të ditës në Kuvend, janë hedhur pa u konsultuar me grupin e kuvendarëve, kjo akuzë e rëndë, do të trajtohet edhe në organet e partisë”, ka thënë Haxhillari.
Discussion about this post