Gazetari Valon Syla i ka quajtur komunistë në debat të T7, aktivistin Rron Gjinovci dhe analistin Jusuf Thaçi, shkruan Gazeta Metro.
Syla i ka quajtur komunistë Gjinovcin dhe Thaçin, kjo për shkak se sipas tij këta dy janë të majtë.
Debati mori kahje tjetër derisa u diskutohet për Adem Demacin dhe veprimtarinë e tij.
“Adem Demaci mendimin politik e ka pasur shumë larg kërkesave intelektuale të kohës. Këtë s’e thotë as Rroni as Jusufi sepse ka qenë i majt, si ju, komunista”, ka thënë Syla.
Tutje, ai pyeti pse Demaçi nuk u pajtua me VV’në edhe pse sipas tij, Kurti e ka pasur Demaçin mentor të mendimit politik.
“Pse Adem Demaçi nuk u pajtua me VV’në? Kjo është një temë që ju e heshtni. Albin Kurti e ka pasur Adem Demacin mentor të mendimit politik”, shtoi Syla.
Debati më pas është zhvilluar me tone të larta. //gazetametro.net
Discussion about this post