Më shumë se një muaj ka kaluar prej kur familja e Sevdije Kuklecit, 39-vjeçares nga fshati Lluga i Istogut ka qenë duke pritur rezultatin e autopsisë për të mësuar shkakun e vërtetë të vdekjes së familjares së tyre.
Sipas rezultatit të autopsisë, Sevdije Kukleci nga fshati Lluga e Istogut ka ndërruar jetë si pasojë e sepsës, shkruan Insajderi.
“Sëmundja apo gjendja e drejtpërdrejtë që e ka shkaktuar vdekjen – SEPSA. Gjendja e cila ka sjellë deri te shkaktari i vdekjes – PERITONITI FIBRINOZ PURULENT. Shkaktari kryesor i vdekjes – PERFORIMI I ULCERËS DEODENALE”, thuhet në certifikatën e vdekjes së Sevdije Kuklecit.
Rezultati i autopsisë është nxjerr tre ditë më parë, ndërsa autopsia është kryer saktësisht më 20 prill.
Në rrëfimin për Insajderin, vëllai i Sevidjes ishte shprehur i bindur se motra e tij nuk ka vdekur nga COVID1-9.
Fajtorë dhe përgjegjës për vdekjen e motrës së tij Salihu pati deklaruar se janë mjekët.
“Jo 99% por 1 milion përqind nuk ka pasur koronavirus, por ka shku në Prishtinë në gjendje kritike, mjekët i kanë fsheh letrat dhe kanë thënë është me koronavirus, neve astenjo sna ka prek që kemi qëndru me to, as motra në Prishtinë, as mjeku i Mitrovicës që janë kujdes për to, që ia kanë marrë gjakun, ai ka prekur shpricat asnjëri, asnjëri nga ne nuk është infektuar”, kishte deklaruar Salihu për Insajderi.
Discussion about this post