Shtatorja e Fadil Vokrrit është afër përfundimit dhe ende nuk ka një vend të caktuar se ku do të vendoset.
Deputeët e Kuvendit të Kosovës në radhët e LDK-së, Fidan Rekaliu dhe Ekrem Hyseni kanë propozuar që ai të vendoset te rrethrrotullimi te “Qershiat e Llapashticës”.
Në një postim në Facebook, Rekaliu ka thënë se në ditët e ardhshme do të konsultohet me institucionet përkatëse lidhur me zhvillimin e kësaj ideje.
Ky është njoftimi i tij:
Të nderuar miq,
Ditë më parë, si deputet i Kuvendit të Kosovës, së bashku me deputetin tjetër llapjan Dr Ekrem Hyseni e kemi mbështetë kërkesën e qytetarëve dhe bizneseve që tek vendi i quajtur “Qershiat e Llapashticës”, në vend të mbikalimit/urës të vendoset rreth-rrotullim me qëllim të një qasje më të lehtë. Në bashkëbisedim me qytetarët, kemi ardhur tek ideja që rrethrrotullimi tek “Qershiat e Llapashticës” të jetë pikërisht vendi i vendosjes së shtatorës së Legjendës së Futbollit Fadil Vokrri. Legjenda Fadil Vokrri i skalitur në bronz, do t’i dëshironte mirëseardhje të gjithë atyre që vijnë në Podujevë, në qytetin dhe rrethinën ku ka lindur, është shkolluar e është aftësuar si futbollist i nivelit botëror që bëri shumë për Kosovën dhe futbollin.
Ditëve në vazhdim, do të konsultohemi me institucionet dhe me gjithë akterët tjerë, e sidomos me profesionistët nga Komuna jonë dhe më gjerë lidhur me zhvillimin e mëtejmë të kësaj ideje.
Discussion about this post