Në ditën kur po mbahet seancë plenare në lidhje me raportimin e kryeministrit Avdullah Hoti për 100 ditshin e Qeverisë së tij, një fjalë rasti e ka mbajtur edhe deputeti i AAK-së, Shkumbin Demaliaj. Ai para deputetëve derisa ka mbrojtur e lavdëruar punën e kabinetit të Hotit, ka qenë me plotë kritika për qeverinë 2 mujore të Albin Kurtit, raporton IndeksOnline.
Ai madje në një rast tha se Kurti me të marrë këtë pozitë bëri veprime që shkonin në kundërshtim me ato që ai deklaronte në të kaluarën.
Demaliaj tha se Kurtit filloi të pëlqej flamuri i Kosovës, e të cilin më parë e quante “ai flamuri lara-lara”, dhe se pranoj teste nga Serbia për Covid-19 e hoqi taksën me Serbinë.
Demaliaj tha se Hoti ishte i pari kryeministër që ka nënshkruar marrëveshje në Shtëpinë e Bardhë dhe se ai për dallim nga Kurti nuk kishte paranoja e frik nga Donald Trump.
“Janë parë do zgërdhirje të zotit Kurti, po pse e hoqi taksën, pse i pranojë testet nga Serbia, sepse ka ardhur në pushtet do të mbrojë, i ka quajt përfaqësuesit serb çetnik, faleminderit filloj me dashtë flamurin e Kosovës thojke nuk ish shumë lara-lara…Pjesa tjetër asnjë nuk pati guximin me thanë që Avdullah Hoti nuk pati frikë të takohet me presidentin amerikan, me ato paranojat e Kurtit për thika mbi harta. Është kryeministri i parë që ka nënshkruar marrëveshje në Shtëpinë e Bardhë”, tha Demaliaj para deputetëve.
Ai ka ftuar opozitën që të përkrahin vendimet e kësaj qeverie.
Discussion about this post