Haxhi Avdyli, deputet i LDK-së, përmes një postimi të bërë në Facebook i ka reaguar presidentit Thaçi, pas akuzave të këtij të fundit të bërë në adresë të kryeparlamentares Osmani, për familjen e së cilës tha se i ka shërbyer Serbisë.
Avdyli ka thënë ndër të tjera se Thaçi mbetet personi që ka shkaktuar përçarje të mëdha në skenën politike dhe rreziku më i madh për shtetësinë dhe integritetin territorial të Kosovës.
Ky është postimi i plotë i tij:
Hashim Thaqi , një president i zgjedhur edhe me votat e LDK-së, mbetet dhurata me fatkeqe dhe e dëmshme që ua kemi bërë vendit.
Me qëllim apo pa qëllim, me përfitime politike për LDK-në apo jo, ajo tashmë ska rëndësi më. Ky mbetet përqarës kronik, një njeri i cili nuk skuqet aspak kur mohon edhe fjalët e tij , që paturpësisht sulmon duke shpifur këdo që ka guximin me ia shpërfaq publikut të vertetat e karakterin e tij politik të shthurur.
Unë e kam konsideruar edhe tani e çdo ditë e më shumë jam i bindur që ky person jo vetëm që ka shkaktuar përqarje të medha në skenën politike por mbetet rreziku më i madh për shtetësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës
Discussion about this post