Ka tri ditë që në vendin tonë po mbretëron mot i ligë i shoqëruar me reshje të shiut. Derisa në një pjesë të madhe, për dy net radhazi pati edhe shtrëngata e breshër.
Ky mot ka bërë që shumë rrugë, veçmas ato në zonat rurale të përmbyten nga uji, transmeton Indeksonline.
E, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhavit Ukaj, me të parë gjendjen e jashtëzakonshme nga moti në fshatin Piranë, ai doli të takoj bashkëfshatarët e tij për t’i parë se në çfarë gjendje janë.
Madje i njëjti hyri mes për mes ujit./Indeksonline
Discussion about this post