Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Artan Abrashi ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do të jenë autoriteti kryesor që vendos për fatin e Kosovës në procesin e bisedimeve me Serbinë.
“Roli i SHBA-ve është rol ndërmjetësimi dhe jo rol gjykatësi që e rrah çekiqin se si do të jetë fati i Kosovës. Është për keqardhje kjo qasje që mundohet ta mbulojë një të vërtetë. Emisari i presidentit amerikan Donald Trump për këto bisedime, Richard Grenell, ka thënë se janë këtu për ta lehtësuar dialogun dhe për të arritur disa marrëveshje ekonomike. Nuk e ka rolin e autoritetit të lartë ose një gjykatëstit që e rrah çekiqin për fatin e Kosovës”.
Tutje, Abrshi ka shtuar se politikanët tonë po shkojnë në dialog, pa agjendë, platformë të bisedimeve dhe pa u ditur temat që do të diskutohen.
“Për Lëvizjen Vetëvendosje nuk ka qenë asnjëherë problem SHBA-të, BE-ja ose procesi i bisedimeve, por vendorët tanë që po shkojnë atje pa agjendë, platformë të bisedimeve dhe pa u ditur temat që do të diskutohen. Ky proces është jotransparent dhe misterioz. Krejt çfarë kemi dëgjuar nga Avdullah Hoti është që ‘po shkojmë atje për t’ua dërguar Kushtetutën’”.
Discussion about this post