Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon Taubadel, ka publikuar përgjigjen që ka marrë nga Sekretari i Brendshëm i Gjermanisë rreth procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën.
Siç thuhet në letrën e Stephan Mayer dhe siç potencon edhe vetë Cramon, disa prej shteteve anëtare të Bashkimit Evropian janë të pakënaqura me përfromancën e Kosovës në procesin e plotësimit të kushteve, sidomos në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Mayer në letrën e tij pohon se shtetet anëtare të pakënaqura kanë kërkuar që Komisioni Evropian të bëj një rivlerësim të vendimit në të cilin konstatohet se Kosova ka plotësuar kushtet për liberalizim të vizave.
“Një numër i shteteve anëtare kanë ngritur kritika në takimet e këshillit sa i përket plotësimit të kushteve”, thuhet në letrën që Mayer i ka kthyer eurodeputetes, transmeton Gazeta Express.
“Këto shtete kanë kërkuar që Komisioni Evropian të bëj një rivlerësim të vendimit të tyre”, thuhet ndër të tjera në letër.
Sekretari i Brendshëm i Gjermanisë megjithatë ka pohuar se pozicioni i Qeverisë Federale mbetet i pandryshueshëm dhe se Berlini zyrtar mbështet Kosovën në rrugën drejt liberalizimit të vizave.
Cramon edhe vetë në llogarinë e saj zyrtare ka thënë se në letrën që ka pranuar shihet që disa shtete anëtare nuk janë të kënaqura dhe se tashmë është radha e Komisionit Evropian për përgjigje.
Sipas eurodeputetes gjermane një gjë e tillë është humbje kohe dhe ka kërkuar që Presidenca gjermane të tregoj më shumë lidership për të hequr dyshimet.
“Kosova meriton liberalizim të vizave”, ka thënë në Cramon./Express/
1/2 Received answer from GER Interior state secretary about #Kosovo visa liberalisation to my letter in June: Admits that some Member States weren't satisfied & now its again COMM's turn to answer. But why wasting more time? pic.twitter.com/xo7Cx5czmz
— Viola von Cramon (@ViolavonCramon) August 25, 2020
Discussion about this post